
Berber
Të reja dhe të përdorura. Dorëzim në gjithë Shqipërinë.
Gjithçka që i duhet një dyqani berberi: karrige berberi me mbështetëse koke dhe këmbësh, lavateste berberi me ulëse të thellë, karrige për fëmijë në formë makine dhe aksesorë si karrela dhe mantela.
Karrige dhe lavateste berberi
Karriget e berberit kanë pompë hidraulike të fortë, mbështetëse koke të rregullueshme dhe veshje lëkure. Lavatestet e berberit vijnë në të zezë, argjend ose ari, me lavaman qeramike.
Për fëmijë
Karrige berberi në formë makine që i bën fëmijët të ulen me qejf. Kërkesë e madhe nga berberët e lagjeve, prandaj pyesni për stokun.
Keni nevojë për një çmim ose një këshillë?
Na shkruani në WhatsApp me foton e produktit që ju intereson ose përshkrimin e sallonit tuaj. Përgjigjemi shpejt, gjatë orarit të punës.





