
Lavateste
Të reja dhe të përdorura. Dorëzim në gjithë Shqipërinë.
Lavateste me lavaman qeramike, rubinet dhe dush, ulëse lëkure me mbështetëse qafe. Modele të reja në të zezë, të bardhë ose bezhë, sete lavateste plus poltron, dhe njësi të përdorura me çmim më të ulët.
Të reja dhe të përdorura
Lavatestet e reja vijnë komplet me lavaman, rubinet, tub dushi dhe sifon. Njësitë e përdorura kontrollohen para shitjes dhe janë zgjidhje e mirë për sallone që sapo hapen.
Montimi
Lavatesta ka nevojë për lidhje me ujin e ngrohtë, të ftohtë dhe shkarkimin. Ju tregojmë përmasat e sakta që hidrauliku juaj të përgatisë vendin para se të vijë produkti.
Keni nevojë për një çmim ose një këshillë?
Na shkruani në WhatsApp me foton e produktit që ju intereson ose përshkrimin e sallonit tuaj. Përgjigjemi shpejt, gjatë orarit të punës.










