
Berber
Të reja dhe të përdorura. Dorëzim në gjithë Shqipërinë.
Gjithçka që i duhet një dyqani berberi: karrige berberi me mbështetëse koke dhe këmbësh, lavateste berberi me ulëse të thellë, karrige për fëmijë në formë makine dhe aksesorë si karrela dhe mantela.
Modelet në stok
Çdo model ka kodin e vet. Na shkruani kodin në WhatsApp dhe ju themi menjëherë disponueshmërinë, ngjyrat dhe çmimin.
Karrige dhe lavateste berberi
Karriget e berberit kanë pompë hidraulike të fortë, mbështetëse koke të rregullueshme dhe veshje lëkure. Lavatestet e berberit vijnë në të zezë, argjend ose ari, me lavaman qeramike.
Për fëmijë
Karrige berberi në formë makine që i bën fëmijët të ulen me qejf. Kërkesë e madhe nga berberët e lagjeve, prandaj pyesni për stokun.
Keni nevojë për një çmim ose një këshillë?
Na shkruani në WhatsApp me foton e produktit që ju intereson ose përshkrimin e sallonit tuaj. Përgjigjemi shpejt, gjatë orarit të punës.















